August 13, 2024

Ditlindjen me korona virusin e festova – Nezi Plaku-Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ditlindjen me korona virusin e festova

Sot më munguan lulet që më shkëlqenin vazon,
Nuk e di ku ishin, pse kishin marrë arratinë?
Më mungoi edhe era e karafilit, manxuranit dhe manushaqes,
Shtëpia nuk u mbush me erën e tyre të mirë.

Oh, shtëpia bosh ishte ngado që ktheja kokën,
Bosh e kisha dhe shpirtin, kur s’i kam pranë fëmijët,
Duart të mbërthyera grusht mbaja, si asnjë herë tjetër,
E ngujuar rrija në dritare, me një vështrim të hedhur tutje në perëndim,

Përqëndruar në një pikë të vetme, e mbaja shikimin,
Ti mblidhja mendimet doja, ti tirrja ti bëja fill,
Për një çast u dal fryma, buzëqeshja në buzën e dridhur më ngriu,
Pse m’u ndal hapi? Pse s’dola t’i pres shqerkat e mia tek dera e shtëpisë?

Edhe zemra mori kot, më dha ca rrahje të forta, një dridhje,
Mu mblodh një lëmsh në grykë, s’më la të marr frymë
Një ngashërim me zor e mbajtja, mos ta nxirrja zërin përjashta,
Jo thash pastaj, “fëmijët i dua vetëm të jenë mirë”.

Nga larg plot mesazhe, lule, përqafime të përzemërta më erdhën,
Të veçantë, të bukur, fest, ma bënë këtë ditë,
Një mesazh veç më tronditi,
Ndjeva një pikë loti më rrodhi në faqe,
Kur dëgjova një thirrje nga larg, (nga Anglia)
“Gëzuar ditlindjen gjyshe” , më tha Henri,
“Gëzuar këtë ditë”.

Nezi Plaku Velaj
Tiranë 12. 04. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com