August 2, 2024

Çfarë ti bëj zemrës vallë?! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ÇFARË TI BËJ ZEMRËS VALLË?!

Shpesh,zemra nga kraharori sikur kërkon të më dalë ,
Kur shoh lotë,dhimbje,fëmijë që në trotuar lypin përditë.
Psherëtij nga zemra,do të mbarojnë ndonjëherë
këto skena vallë?
Zemra fillon të më qajë,me lotë më mbushen edhe sytë!

Një nënë pa ngrënë darkë i vuri fëmijët e sajë në gjumë.
Fjetën fëmijët pa ngrënë, në ëndërr do të hanë gjellë e bukevale.
Me shpirt e zemër në ëndrrat e tyre dua të jem edhe unë.
Përse o jetë ke më pak gëzime dhe një det me halle?!

Në çdo tik tak,zemra më flet,zemra s’më lë të qetë asnjëherë.
Më flet për një djalë të vogël,që e vranë aty larg në dhe të huaj.
Zemra nuk mu bind,iku shkoi,pranë vogëlushit u bë erë.
Unë jam njeri,moj zemra ime ,së bashku me ty dhe unë vuaj!

Eja dalim më thotë shpesh herë,nga arat nga fushat pambarim.
Të shkojmë tek duart me kallo, ku djersa ndrin
përmbi ballë.
Duart poet edhe ti të vrara e tërë kallo i ke ,më thotë gjithë gëzim.
Kësaj zemrës sime,më thoni o miq,çfarë ti bëj unë vallë?!

Mos u ndal në jetë thotë,tik tak dhe mos u mbaj me të rëndë.
Dëgjo pra zemrën tënde,siç e ke dëgjuar që kur ishe djalë .
Njerëzve të mirë ju thurren poezi ,ju këndohen dhe këngë.
Kësaj zemrës sime,çfarë ti them unë vallë?!

“GARDEN VILLA VELI ” 14.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com