August 3, 2024

Dashuri Ujevarash – Seti Pezaku Vladi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DASHURI UJËVARASH

Mali,
Me xhamadan legjendash veshur,
Mjekrrën zgjatim kreshtash
Pishtar olimpik digjet
Në dashuri për fushën.
Fusha,
Nëpër stina ndërron fustan me lulefushe
Dhe i shkel malit petalen e syrit.
Copëtohet mali kur plugohet fusha,
Xhelozohet fusha kur rrezet puthin malin.
Sa afër, sa larg!
Kurrë aromat s’i bashkuan,
Dora – dorën s’e preku,
Buzët s’i takuan.
Unazat u bënë këngë laureshash.
Dy prushe që digjen në heshtje
Të përmallshëm,
Të përjetshëm
Si dy ujëvara që s’takohen.

@seti pezaku vladi
17/04/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com