E Enjte – Ramiz Kuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
E ENJTE
Asgjë s’duket njësoj më
Dita po hyn në karantinë shpirti
Degdiset era përzier me njië dhimbje
Që shpon zemrën e gurit
E enjte
Qiellit zbresin zogj
E një dallëndyshe
Pa zë
Kur të mbërrish në Jug
Shndërrohu në këngë
Bleroj pranverat me fjalë
Edhe kur s’bie shi
Lumenjtë janë shterruar
Dallëndyshe në fluturim
Bleroj sytë e mërgimtarit
Bleroj !
Asgjë s’duket njësoj!
16.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com