Hapsira të thella – Ilmi Dervishi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
HAPSIRA TË THELLA
Të kërkova, askund stkam gjetur,
Në çaste intime e në takimet,
Por në kujdes më ka mbetur,
Në të njëjtin muaj kishim ditlindjet.
Përsëri kërkoj në shtigjet e mia,
Në rrumbullaksin e Botës në pafundësi,
Ti vjen e ulesh në vargje si dashuria,
Ashtu siç din ajo me siguri.
Në s të gjeta,përsëri pas teje,
Do kapërcejë pyje e fusha të mbjella,
E ti do të jesh brenda meje,
Në shpirt, në hapsira të thella.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com