Udhëhumburat – Zymer Mehani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Udhëhumburat
Udhëhumburat ëndrrat e mia
Ecën nëpër udhën e paudhë
Për të mos u ndalur kurrë
Ecën e dot nuk ndalen
Ëndrrat e mia udhëhumbura
Të ditëve më të lumtura
Nëpër udhën e paudhë ecën
Në sytë e mi ngjitet trishtimi
Loti m’pikoi nga mallëngjimi
Me të shpresës krahë diellin qafoj
Jam akull në vetminë e akullt
Se vetëm Ty ARBA shumë të dashuroj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com