Vetëm në ëndra do jetojmë…! – Floriri Z Petra
VETËM NË ËNDRA.
…DO TË JETOJMË..!?
********************
Ah, moj zemër e vogël
mos më ri menduar
Kësaj pranvere të trishte
pse më je larguar..!?
Vetëm në ëndra
qënka e thënë,
të shihemi të dy…
Kur unë sot kam nevojë
më shumë për ty..
Jetën e duam, pse na ndalojnë
vetëm në ëndra do të jetojmë..!?
Ikin vitet.rrokullisen
ende s’po i kuptojmë
Qëndroni brenda, na thonë
lirinë duan të na privojnë…
Eh, ato ëndra…!!
Çfarë të jenë, më shumë
ku nuk të shpien
të trembin dhe në gjumë..
Fantazmë vjen, ky Coronavirusi
të na rrëmbejë shpirtin,
Kur dëgjojmë poshtë e përpjetë
vjen të marrë moshën e tretë..
Eh, o Zot..pse na solle
këtij realiteti të brishtë
të kemi frikë dhe ankth
të mos hapim sytë ..
Shohim viktima rrugëve,
nëpër kamionë
i përcjellin grumbuj,
pa njerëz në funeral
nga kjo pandemi…
O Zot kush ka faj..!?
Ky realitet po na mërzit ,
trishtimi i heshtur të mbyt
mjegull e bardhë si tym
Humnerash të përhumb..
Por shpresa dhe durimi
na mbajnë ende gjallë
kur ëndrat na vijnë çdo natë.
Të paktën aty të jetojmë
pa frikë dhe tmer
Eh, pa ëndrra o Zot mos na lerë,
gjumin e natës le ta prishin…
Shohim ëndrra të bukura
ditëve, me sy hapur
kësaj pranvere të vonuar
mos na lini brenda,
murreve të shtëpisë, ngujuar
Si fllad pranvere, ejani o ëndra,
të qetësojmë shpirtin…
Floriri Z Petra
April 15th, 2020..USA
Të drejtat e autorit rezervuar..