Do të dalim pas një kohe – Sheremet Prokshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vargje për fëmijë
DO TË DALIM PAS NJË KOHE
Do të dalim pas një kohe
Do të dalim o fëmijë,
Në oborr e fushë futbolli
Do të lozim përsëri.
Veç të kemi pak durim
Presim zogjët të na ftojnë,
kanarinat këngëtare
Me ne s’bashku të këndojnë.
E t’shetisim si përpara
Në lëndina gjelbëroshe,
Dhe diku do të takojmë
Lepuroshen bukuroshe.
13.04.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com