Kjo rrugë e bukur…! Eduart Veli
…KJO RRUGË E BUKUR..!
I blodha të gjitha vitet në një varëse e po ta bëj dhuratë.
Të ndrijë çdo ditë të këtij viti,por dhe kur është natë.
Çdo vit një gur smeraldi, me një varg të bukur shkruar.
Është varësja e poemë e jetës, sa shumë jemi
dashuruar!
Çdo gur smeraldi,do të flasë ty,në çdo çast për mua.
Jam ende ai djali i ri,folezën time e mbroj si një
fajkua!
Gurët së bashku kanë djersën tënde e timen sa një pishinë.
Është e mira aromë, që mban të freskët, të fortë
dashurinë!
Sa shumë do flasin këtë vit këta gurë të pastër smeraldi.
Do të kërcejnë në qafë, si një melodi e shkruar nga Vivaldi!
Tango kërcyer në rrugica fushash e malesh me pyje .
Sallë madhështore natyra,spektatorët Hëna me
yje!
Gurët do të recitojnë poezitë e mija,kur të jesh e mërzitur.
Me valët e detit Jon e freskinë Saraqindit i kam
flladitur.
Smeraldet,kam ngjyer për ty, në shkallët e gurta
të festivaleve.
Aromën e Ksamilit mbajnë,aromën e limonave e të portokalleve!
Ta gëzosh këtë varëse e dashur,dhuratë e imja për Vitin E Ri!
Çdo gur i saj të pëshpërit ëmbël,fjalën magjike
“Dashuri”!
Poshtë gushës,gurët flasin,ke shumë rrugë të thonë !
Ne,nuk trëmbemi nga kjo rrugë e dashur është
rruga jonë !