August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUSH RRI ME FJALËN

Nëse i ka kalu lumënjtë që s’ndalojnë kurrë
S’ka fuqi që mund ta humbë dikush fjalën
Por ka edhe një det të pafund që duhet ecur
Thellësitë titanikiane gjithnjë pranë vetes i ka

Në pisk e ka jetën edhe nga bajlozët që presin të bukurën të vie
Më së vështiri e ka fjala të kaloj kah ferri i Dantes
Ku peng mbeta i fjalës që del nga shpirti dhe s’kthehet ma

E ka vështirë fjala të kalon kah kanë kalue luftëtarët e atdheut nëpër betejat e lavdishme
Edhe më vështirë e ka fjala kur t’i sheh vashat e tyre në pritje të vetmës buzëqeshje
Dhe këtu fjala u bashku me lotin e tyre dhe u zhduk

Por përse fjala ruhet aty ku s’duhet të këtë muze për të
Më mirë të vdes pa fjalë se në cilat fytyra sot e shoh fjalën

Në ata fytyra që larg e kanë burrëninë dymijë vjet
Dhe si po jetojka fjala në fytyrat e demonëve
Që për shpirt e kanë tradhtinë

04 prill 2020 @gim DESKU

Piktura -Arti Jete nga miku im i MADH

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com