Liqeni im – Gezim Deda
LIQENI IM
Buzë liqenit sa herë vija
Dhë me ty qaja çdo hall
Bukurinë tëndë e shijoja
Më nostalgji e plotë mall
Afër teje kur pushoja
Mes t’gjelbrimit i rrethuar
Flladi jote shpirtin kuronte
Oksigjeni qe m’kishte munguar
Brënda teje sa here notoja
Shpirti im gjentë qetësi
Trupin tënd kur e trazoja
Me kaloje çdo hall e mërzi
Ty tani të lashë të veteme
mbase s’eshte për fajin tim
Zoti pastë për ne mëshire
Nga njerëzimi qe solli t’keqen
Me vjenë keq për fajet tona
Se si ndryshoj kjo bot sot
Qan fëmija e qan nëna
Kush tju dalin ska për zot
Edhe qielli qan me lot
Dielli më nuk po shkelqen
Brenda të mbyllur s’dalim dot
S’gezone festa as feston
Me ty Zot po qajë kët hall
Asnjë tjetër s’na ka ne dorë
Bekoje sot popullin tënd
Mos ja lër djallit ne dore (Amin🙏🙏
G Deda;