Ndalo kohë – Izota Rexho Haruni
Ndalo Kohë
*@izoreha*
Vështrimhedhur tutje, në asgjë,
Herë-herë cepbuzës qeshja i celte,
Me kohën zëmëruar , nuk po i bindet më
Ngul këmbë koha, të vishet me ngjyra vjeshte.
Filmi i jetës me shpejtësi ikën mbrapsht,
Ja ku është , këmbëzbathur duke vrapuar,
Ndalo…thyen heshtjen, vërtet nuk më mbanë mënd?
Ndalo pak të lutem…
Jam unë , cdo frymëmarje të kam dhuruar
Jam unë…unë …
Vajza që varej pas karrocash,
Notonte kundërr rryme e mundej me djemtë,
Me llastiqe varur qafës, me gura thyente këngë bretkocash
Të vegjëlve u dilte krahë e zihej me të mëdhenjtë.
Jam unë…Ajo , nuk më mbanë mënd?!
Nuk të kujtohet as fustani i vetëm që vishja?
Basme me lule, qepur nga ime ëmë
Njësoj i kishim veshjet atëhere, ne vajzat…të gjitha.
Ndalo kohë, mos jii kaq e ashpër,
Të kthehemi pas, kur loznim kukafshehti e ndiqnim xixëllonja
Kur thoshin se ishim të prapta, nuk linim “dy gurë bashkë”
E kur mërziteshim me ty, pse hapat i bëje të vogla.
Kohe.. ti je barazjete
Me ty askush nuk tha “nuk dua më”, askush nuk u nginjë.
E di, mbi flokë do më hedhësh edhe argjëndë,
Por shpirtit …
Shpirtit nuk do i shohësh asnjë të vetme thinj.