August 9, 2024

Portokallja e vjetër – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PORTOKALLJA e VJETËR

Nga portokallja më e vjetër, më të ëmblat
“Gëzohej” që fruti i saj,ndër më të rëndat
Më dukej mua,se jet’ merrte nga loja e fëmij’ve
Me kurorën e blertë, zbuste lakuriqsinë e stin’ve

Dielli lind e shkon, edhe jeta një dit’ mbaruar
U zbehën gjethet, mpakur, rrudhur, rralluar
Afër trungut zbritën, mledhur, bashkuar
Bletët pati mysafire dhe lulet lulëzuar

Jeshiluan kokrrat e vogla, si të mandarinës
Ujitëm portokallen, jetë t’i ipnim bimës
Gjithçka që bëmë mundimi shkoi kot
Nga rruga që kish nisur, s’e kthyem dot

Gjithë lëngun e jetës në kokrra e la
Për të fundit her’ ëmbëlsisht me ne u nda
Gjethe s’i mbeti, veç degët si heroglife
Nga frutat e ëmbla, kuptoje se çfar’ ishte

Nga përmbledhja me poezi “Lule mbi thinja ”

Gjithmonë portokallja e tharë në oborr
( na vjen keq që ta presim)
më kujton brezin e tretë, që edhe pse e di
që fundi i tyre është pranë, gjithmonë merakosen
për fëmijë e nipër.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com