August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shpresa

*********
Jetën e mora në dorë si një gotë
të mbushur me jetë e shpresë .
Të mbushur tokën me gjelbërim të tejskajshëm
Me qeshjet krejt të pafajshme ,
si lulja në tokën e shkretë, e pa shpresë .

Dielli i fushave që myket e kalbet ,
Trupi i qiellit jep shpirt në agoni,
dhe muzgu zbret anembanë tokës,
Kjo do t’i ndodhë fundit të natës.

Sikur shpresa të mos ndrijë jetën .
Çdo gjë lind dhe vdes ,
Megjithatë çdo gjë është e gjallë .
Se dashuria dhe dëshpërimi jetojnë
Në fund të tynelit ka dritë,ka shpresë.

Shpresa është në gjiret e thella
Në tokën e thatë me rrënjë të pleksura
Që s’tundet nga vendi …
Pa shpresë vdes njeriu dhe toka hesht .

Por në tokën e tharë e të plasaritur,
lulja i mbijetoi egërsirës së zezë
çeli sythet e saj ..Triumfoi ..!
Jeta evulon ..
Rigjenerohet çdo gjë nga fillimi ..
Asgjë s’mbetet në harresë !

Sherife Malo Allko
17.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com