August 6, 2024

Malli për vatan – Gezim Deda

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MALLI PËR VATAN

M’ka marr malli per vendin tim
Nga këtu larg ku jam n’mergim
Të isha pëllumb më fluturue
E nvenlindje niher më shkue

E t’ndaloje tek pragu deres
Ku kan çel lulet e pranveres
Fluturimthi te hy brenda
E të shoh fetyren e nënës

Të ja degjoj zanin niher
Për të merr malli çdo her
E ta pyes për kët mahall
E më të ti flas ca fjal

E tshikoj atë shpine e vjetër
Aj ka ngel çatisë naj tjegull
A ka mbetë naj gur në mur
Ku unë linda u bana burrë

Kam shum mall për ate krua
Të pi ujin më këto duar
I kristaltë qe rrjedhë nga mali
Të shuje etjen edhë mallin

Të shetis malet e mija
E livadhet ku kullot bagtia
Zhurmën e perojit ta dëgjoj
Me sytë mi ta shikoj

Tana të mirat ketu i kam
Ne mërgim o shok ku jam
Mali shumë per ju mka marre
E me ju dua ta qajë kët hall

Veq një gjë po më mungon
Malli shumë po më shkatërron
Për vendlindjen zemra renkon
Syri qane e nuk pushon

Ky kurbet qoftë mallkue
Njëherë jeta nuk mu gezue
Malli s’shuhet për vatan
Bukë e Kryp e në vëndin tan

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com