August 3, 2024

Mëkat Dashurie – Anastas Qirici

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mëkat Dashurie.
*
Këtë ditë pashke,
hajde të pimë verë,
zoti,do na fali,
po na panë të tjerë.
*
Nuk e quan zoti,
Mëkat dashurinë,
prandaj hajde mike,
një gotë verë ta pimë.
*
Dhe po pimë dy ,
a tri gota radhë,
edhe po më puthe,
zoti do të falë.
*
Prandaj hajde mike,
vir buzën te gota,
mbi lëngun e verës,
le të dridhet bota.
*
Dhe po derdhë verën,
sipër,për mbi gushë,
jo nuk bëj mëkat,
që ta pi me buzë.
*
Pashka vjen e ndritur,
jetës i jep jetë,
ti me një gotë vere,
tregon çdo sekret.
*
Hajde të pimë verë,
gotat ti troksim,
me puthje në buzë,
Mëkatin ta vrasim.
*
Hajde të pimë verë,
gjakun mbretëror,
dhe krishti piu verë,
si zoti mbi fronë.
*
Hajde mike hajde,
gotat ti trokasim,
si lumë le të derdhet,
mëkatin ta vrasim.
*
Ç,aje shtet rrethimin,
laj rrugët me verë,
dhe virus koronën,
zhduke nga çdo derë.
*
Hajde të pimë verë,
mesha të bëjë dritë,
zoti laftë mëkatet,
e bëftë mbrekullit.
*
Botën e izoluan
dhe këtë natë Pashke,
ngelëm mike vetëm,
të dy kësaj nate.
*
Ta ndryshoja botën,
me forcë si perëndi,
ti mblidhja mëkatet,
si krishti në gji.
*
Mëkat dashurie,
më faltë perëndia,
si vera mbi buzë,
u puthsha me tyja.
*
Po e lave trupin,
me verë a me mushtë,
do bëj karentinë,
deri mot në Gusht.
*
***Nga Anastas Qirici 18.04.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com