Ndjenje e çuditshme – Dhimiter Nica
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NDJENJË E ÇUDITSHME
Se ç’ kam një ndjenjë në shpirt,
i kërkoj’ malit një dorë ndihmë,
po i kërkojë fushës ca trendelinë
ca lule të tjera, po ja marë natyrës
e ca të puthura, veç të dashurës…
Pastaj më besoni,
qenkam ripërtërirë, qenkam bërë i ri,
si atëherë kur matesha me veriun
dhe erën e lija larg, shumë larg…
Kur çupat e gjimnazit më bënin naze,
më puthnin shkararazi e iknin me vrap…
Se ç kam një ndjenjë sonte,
që po më djeg diku në shpirt…
Dua diçka të re, të bukur, tjetërsoj,
ndoshta më mjafton një luleborë,
ndoshta edhe një përkëdhelje,
nga flladi i fushave që mungojnë,
apo nga dielli që ngroh’ mbi Bosfor!
©Dhimnica,Selanik.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com