Ne ditën e bekuar! – Rustem Mati
Ne diten e bekuar!
@@@@@@@@@@
Sot ne diten e bekuar te zotit,
Pres zbritjen e mrekullise toke.
Te njejta jane ditet e motit,
Djelli ,sjelle ,amshimin e ngrohte.
Drita e rrezatimit te tije ,
Avullim tokash, nder fusha.
I menduar ,pran dritares rrije,
Ne fyt ,po me rendohet gusha.
Ne blutuf ,cbiroje kenge trimerish,
Ndarje nga xhama dritaresh hermetik.
Heshtjen oshtim ,kumbore dhish,
Perendise I lutem, na hiq kete rrezik.
Shume po nderhy ne lutje ,
Mbase nuk e njohe teologjin.
Dua mos te me shkaktoj vuajtje,
Liroje frymen e ajrit, per njerine.
Ndjej buzqeshjen e se shkuares.
Mos do ngelem, per jete me treme.
Une do iki nga pas gjithmone shpures,
Mos te fus, ne shpirte, ligesi e vereme.
Ne kete dite te bekuar fetare,
Avuj tiganesh, prej kurbani.
Nge ferngjia ,smundem me I pare,
Perplot ti keni ju, ma do xhani.
Si film ne memorje me vijne
Miljona te vuajtur,plot halle.
Me terhana sofren e ndrine,
Veshtire eshte ,kjo valle.
Mjerimit smundet me kendue,
Por ne varg ,vjene prej gufari.
Nga vala e se keqes, me shpetue,
Mijra mos bahen, mik te varri
Diku zogjet shetites,
Fara opjumi sjellin mbi dhe.
Mos u bani njerez padites,
Groposeni ne toke ,per be.
Nene opjum ,ne ,me muaj rrime.
U urtuam si dele neper stane.
Ne tenxhere cdo dite po ziejme,
Mekatet e njerezeve sharlatane.
Nuk thonin kote te mocmit,
Shejtani hedh gurin ne uje.
Njeqind hidhen ,ta nxjerrin,
Ate se gjejne ,bahet I huaj.
Xhirojme mendjen ne kete dite,
Kur zotat e Ererave do kemi prane.
Jaudit mos na I fshehin nder vite,
Per ne kurre mos qofte e thane.
Do bajme punen e te duruarit.
Te perqafojme femijet e pleqte.
Mos ju ushqejm hijen e te mallkuarit,
Por zoterat kete pune ,kane ndreq.
Jemi nje planet ,I jetueshem ,
Ne orbit levizje ne gjithesi.
Njerzit behen te bekueshem.
Te hapet ne jete nje prelud I ri.
Ne fuqin e tokes te jemi barabarte.
Te pastrohen shpirterat kristale.
Kur bije e keqja ,mos na vije tharte,
Perpara ajo nga ne ,duhet ndale.
Mos ngurtesoni shpirtin te paraja,
Jepni krah dhe atije qe ska
Moti I kish zane sevdaja,
Ne sherrnaja vella me vella.
Sot eshte bekimi ortodokes
Lumturim e miresi, paci gjithnji
Jemi bijet e lindur te tokes,
Shpetimi sa me shpejt te vije
Rustem Mati
Durres prill 2020.