Në këto ditë… – Zymer H. Haliti
NË KËTO DITË…
(kushtuar të gjithë atyre që i dua,e nuk po kam mundësi t’i takoj…!)
Pavarësisht se po jetojmë mbyllur
S’jemi të lirë që të dalim nëpër qytet
Jo s’të kam harruar,për ty kam pyetur
Më thanë se dhe ti je mbyllur diku vet.
Si ndodhi papritur,u mbyllëm në shtëpi
Askush këtë nuk e dëshiroi,por na piku
Diçka e kobshme që origjinën nuk e di
E kështu po jetojmë me ankth lum miku
Shpresa se do të kalojë kjo epidemi shpejt
Po na mban gjallë se do të bëhet më mirë
Askund nuk sheh buzëqeshje fshat e qytet
Po përjetojmë një të padrejtë,s’jemi të lirë.!
Po presim javë,muaj…e ndoshta dhe vite!?
Se do tejkalojmë këtë gjendje sa më leht…
Edhe sonte mendoj për ty e bukura Shqipe
Kudo që të jesh qofsh me fat në këtë jetë !
Zymer H.Haliti