Reçi vendlindja ime…! – Miranda Troci Derti
Reçi vendlindja ime!!!
Mirëmëngjes dielli i vendlindjes
Drini i zi po i thot malit
lot e mall po na sjell vala
për me i shkrue sot vatanit
më përcjelli vala e Drinit
në Reçin tim me u ndalë
ti shoh vendet ku u rrita
A thu pranvera ka dalë???
ta shëtis vendlindjen time
me mall e lotët në sy
e të shkoj te shpia e babës
në breg të Drinit zi
Valët e Drinit gjëmonj e heshtin
e diqka duen me thanë
ku i kam Bijtë e Bijat
që kan ik vetëm m.kan lanë
rreth e rrotull mrekullia
syri më shef vendin e Nënës
Oshëtima më ndjek pas
si një ” simfoni e këngës””
Kuvendojn malet kreshnike
Valët e Drinit shkruajnë me lot
kërkojnë Shqipet e vendlindjes
që m.kan ik e si gjej dot..
kudo eci Kryelartë
emrin tënd e mbaj mbi shpinë
“Krenaria e Nantë Maleve””
Më dhe Nderin e Lavdinë
Lotët e Bijës i shkruajnë keto vargje
kthehuni Vëllezër në vendlindje
Reçi djep e thesar trimërie
“Bunar bese e bujarie””
“”Jam krenare jam Reçjane””
Miranda Troci Derti!!! 17/ 04/2020!!!