Adhuroni më mirë “Zotin” – Xhuljeta Ferraj
ADHURONI MË MIRË “ZOTIN”!
………………………
Që në embrion të nënës,
O “Zot”,ti vetë i zgjodhe,
Si balta në duart e poçarit,
Trupin e artistit e formove.
Dikujt i dhe zërin e bilbilit,
Dikujt bukurin e shpirtit,
Dikujt duart e arta,
Dikujt muzën e vargjeve,
I mbolle në çdo cep të tokës,
Si fara që hedh bujku në arë,
Ato çelën për syt e njeriut,
Ti jepet lavdi emrit tënd.
Aroma e mirë përhapet,
Bashkë me flladin e mëngjesit,
Lumë kush i mbledh me gëzim,
I ruan në fshehtësi të shpirtit.
Ylberin në qiellin e kaltër,
Vetëm ti e pikturon,
Gëzojmë me ty “O Zot”,
Emri jot mer “Lavdi”gjithmonë.
Po ti kurrë nuk lëvdohesh,
Nuk e rreh gjoksin me grusht,
Ashtu siç bën njeriu,
Kur mer atë emrin “Vip”.
Je mbret ynë, që në lashtësi,
Dhe prapë përulesh në lutjet tona,
Na i fshin lotët me dashuri,
Kur fryma fillon të na merret.
Kënaqësi e shpirt je çdo ditë,
Ashtu si artisti kur del në skenë,
Adhuroni më mirë “Zotin”,
Se njeriu shkon e vjen.
………………………………………………………..
Autorja-Xhuljeta-Ferraj /20/04/2020.