Hija jote – Natasha Ilia

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
HIJA JOTE
Erdhe e nuk të pashë
Po vargun e kisha pranë
Nëpër gjurmë të ndoqa,
Hija jote më rinte matanë;
E përhimtë si grafit
Shëmbëlltyra jote
Dhe më thotë: prit!
Prisja hapjen e një porte…
Shpirti në përpëlitje
Nga pritja e dhimbshme…
Vargu thahej e zbehej
Në heshtjen e çuditshme;
Ëndrra të mpira kortezh…
Përgjysëm vargu i lënë
Durimi zgjatet si solfezh…
Dhe fjala do mbetet pa thënë…
Pres mbyllur në karantinë.
Syri s’ka lotë, po perde akulli.
Frymën të ndjej, afërsinë
Vargu nuk zgjohet nga makthi…
N@t@sh@ Ili@ Çuro Greece
E drejta e autores rezervuar!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com