August 7, 2024

Kur mendon të bëhesh si re ! – Sokrati Lambrou

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur mendon të bëhesh si re !

Mendove, se po të bëheshe si re
e t’më hidhje ca pika shiu,
do lagesha, (sikundër ma the),
e do ia mbathja si miu !

Ta dije se ç’re kanë kaluar,
ç’shi e breshër më kanë hedhur,
gjatë s’do e kishe menduar,
gjuhën do e mbaje mbledhur !

Nuk jam sheqer të tretem,
pamvarsisht se jam i ëmbël, i qetë,
por nuk jam as pufte që të mbetem
në të tuat duar e t’më bësh petë !

Bëhu re, me shi, borë… ç’të duash,
se ua kemi nevojën, s’bëjmë dot(!),
por mos mendo se do të lë të luash
siç luajte me të tjerët gjer më sot !

…@Sokrates
Sokrati Lambrou

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com