August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MELODIA E HARRIMIT

sa gjatë prita nën hijen e këtij lisi
flladi t’më sjell sall një fjalë nga ty
befas fry’n tufan, shpresat më grisi
fare pa dëgjuar ku degdise ori…

sa gjatë prita buz lumit të Rinit
vala t’më sjell qoftë portretin tënd
si melodi malli vjen kënga e harrimit
apo dallgë furie të rrëfeu mbrëmë.

sa netë shtegtoj orbitës qiellore
pas Hënës të gjej imazhin e pritur
lojë labirinthesh si dramë përrallore
pas melodisë së syve xixë ndritur.
Prof.Hasan Qyqalla

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com