Situatë enigme – Bedri Hoxha
Lexojeni, miq kushtoje nje minut koh se dicka do mesosh, Respekte per te gjithe miqesi!
Situate enigme
Larg, afer, vetem , se bashku
Koha tinzare i fshehu endrrat,
e morri diellin,
ylberin e shpresave e beri njengjyreshe,
ate te zeze !
Lutjet zbresin poshte gushes me rrembim,
Kerkojne meshire,
Ah sa pendim, jetojme te vetmuar,
secili ka marre nje bote ne vete,
Loti i nje nene, lum i pashtershem,
renkimi i nje prindi , si gjemim qiellin gris.
U ndame ne dy bote, sikur nuk ishim ne nje bark , sikur s’na ushqeu nje gji nene,
sikur s’na rriti nje baba…
Bota ime , bota jote, bote e te tjereve,
rrotullohen ne te njejtin bosht,
ne boshtin e shpreses , ah sa dua!
Sot eshte dita e pendimit, e faljes e lutjes,
sot fal ata qe te lenduan,
ata qe te vrane nje dashuri,
ata qe femijen ta mashtruan,
ata qe te braktisen zemren,
ata qe te moren dashurine ,
ata qe te plackiten shpirtin…
Fal, fal sot o njeri ,pendohu!
Ti qe ndave motren me vella,
ti qe bere femijen te flas keq per prindin,
pendohu ti qe lakmove dashurine dhe bukurine e tjetrit, ti qe vrave nje zemer ,nje jete, nje dashuri…
Ti qe shkule zemren nje nene,
ti qe le motren pa vella,
ti qe le nje kostum pa veshur,
ti qe s’besove kurre ne te verteten…
Ah gjakosi gjunjet o njeri,
lutu per pendimet e tua,
per faljet e amshimit te dhimbshem!
Eshte koha veten ta shikojme ,
ti themi vetes fal , meshiroj , dua, dashuroj, respektoj me forcen e shpirtit!
Uli qepallat dhe mendo ,
mrekullite qe jeta te ka afruar,
kerkoje perseri gabimet te kthehen ne gaz…
Fal te lenduarit e zemres tende, te falesh dhe ti
vendose doren ne zemer ,ulu me gjunjet e tu, dhe mendo ,
sa mekatar qe jam !
Mendo veten tende , ne fitore dhe humbje!
Ngri qepallat dhe shikoje ne sy ,
te lenduarit buzeqeshi ,thuaj me shpirt paqe.
Ylberi do fitoj ngjyrat,
rete e zeza do zhduken si ne magji ,
perqafoje ate qe jeta te dha deri tani…
E nesermja do jete shprese e bukur per te gjithe, le te bashkojme botet, ti bejme nje,
le te bashkojme zemrat ,
situate enigme te gjejme sekretin ,
Atehere mes emblemes dashuri
te jetojme ne paqe!
Bedri Hoxha