August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SYRI I BUKUR

Syri bukur me dritë,
tek ty nis miqësia,
flakëron dashuria,
syri bukuro.

Syri bukur akujt shkrin,
ku ka si ti,
di dhe ti ku rri,
syri bukuro.

Syri bukur lulet çel,
u jep ngrohtësi,
ngjyrat që do ti,
syri bukuro.

Syri bukur që ndrin,
simbol bukurie,
dhuratë Perëndie,
syri bukuro.

Syri bukur nuk tu ndava,
mos mu ndaj dhe ti,
në ke Perëndi,
syri bukuro.

Avni Skënderaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com