August 3, 2024

Vetëmimtare e vetëvetes – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vetëmimtare e vetëvetes
Pullumb Ahmeti-autor

Një dhomë e heshtur diku një cep
Një rreze dritë nga perdja hyn
Një Pult në dorë ekranin ndez
Një sekuencë filmi zë vret vetminë

Diku një zënkë,diku intrigë
Një puthje vjedhur tinëzisht
Diku një ndeshje si në ring
Diku dhe bindet përunjësisht.

Heshtja prishet nga një britmë
Diku një thikë në gjak kullon
Diku fantazmat shtiejn frikë
Diku një armë një krismë lëshon.

Vetmia bredh me sy kanalet
Diku me shpata bëhen theror
Më tej me plumba makina s’ndalet
Prej saj na del një terminador.

E fik ekranin me vetminë mbetesh
E sytë e mëndjes zhbirojnë kujtimet
Ngadalë përgjumësh shpinës mbështetesh
Mes ëndrrash kotesh ku mjegull mbetet.

Vargje Ahmetiane,,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com