August 5, 2024

Cili varg u shkëput ? – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

CILI VARG U SHKËPUT?
Pullumb Ahmeti ,

Cili varg u shkëput e shpirtin robinë të tij të bëri?
A mos fluturoi bashkë me pendëbardhin e bëri tutje?
Nuk e di as vetë pse askund nuk t’u ndie zëri!?
Apo buzët e prushuara rendin të etura për një puthje?

Ndalur kam mbi fletë fletoreje vijat rendin si shina treni pa ndalur
Pena ndalon nëpër stacione vetmie ku sytë dot nuk ti pashë
Imagjinata shpërqëndruar valëve puth brigjet me buzët përflakur
E mbi të rrinë shtrirë vargjet linja vashërore në trupin e bardhë.

Rend pas fjalëve të tua ku era i mbledh në mes kollonave antike
Aty mes vorbullave ku derdhet magma vullkanike rrëkezash përvëlim
ndjej cipëhollën buzë ku djeg lëkurbutës në mes të gjinjëve
Ku fjalët marrin arratinë e më shtyjnë me lutje për një kafshim.

Pleksen gishtrinjt si mijëra fijet e flokut derdhur kurmit
Shkrihen rrëkezave njomëzake ku lozin buzëve si në piano
Rënkimet shpërthejnë e dridhjet ti ndjej si rrjedhat e një lumi
E sytë s’ti shoh,mbuluar ti ka mjegulla e reve, rënë mbi to,,,,,

Vargje Ahmetiane,,23 Dhjetor

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com