Hesht – Ildije Xhemali
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
HESHT
Kur e mbaj librin në dorë
E humbas fillin në kohë
Ngjaj me foshnjën që pi gji
Ngjaj me zogun në ajri
Harroj të bardhat flokë
Gjith’ mirësia mbledhur tok
Jam gjyshe, jam nënë
K’të zakon s’e kam lënë
Ca shprehi jeta më dha
Me ato “gardhin” e hodha
Librin si stoli tek dora
Ikën vitet, fort shtërngova
Por. ..s’na ngjajn’ brezat
Librin jo se kanë mik
Celin e tyre, ne, armik
“Hiqe duarsh, o çou e ik”
Ndoshta s’kam të drejtë
Dhe ata s’e kanë të lehtë
Botën e shohin ndryshe
Kujtoj:”Tani jam gjyshe”
Përmbledhje me poezi “Lule mbi thinja “
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com