Rrugët – Ramiz Kuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
RRUGËT
Secila rrugë ka sy
Ka shpirt Që s’flet
Po ne e ndjejmë atë
Në ëndrrat e drunjve
Shushurimën e gjetheve
Në puthjet e vargjeve
Në këngën e zogjve
Kur mbushib zbrazëtinë
Që na sembon cdo ditë
E ne ecim si robot
Me këto plagë të padukshme
Për një dashuri të ndaluar
Për mëkatet
Kur e shtrydhim fjalën
Kur frikësohemi nga vetja
Që si hije na përcjell
Edhe në shtratin e ëndrrave
Rrugët kanë sy?
Oslo, më 20.20.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com