Ankthet e pritjes – Seti Pezaku Vladi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ANKTHET E PRITJES
Të prita në buzë të një deti,
Të prita në sup të një ylberi,
Në një krah të hirtë pulëbardhe,
Në një sedilje të kuqe avioni.
Të prita gjatë sa dallga erdhi e më mbuloi,
Dielli pas shiut ylberin ma mori,
Furtuna nga krahu i pulëbardhës më rrëzoi,
Sedilja e kuqe u gris si perëndimi.
Ankthet e pritjes i lidha kurorë,
Tek porta me lulekambane t’i lashë.
@seti pezaku vladi
22/04/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com