August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BUKURIA JOTE

Bukuria jote e gris qiellin përgjysmë
Patat e egra ngre në fluturim
Shpërndan retë e harbuara qiellit të zymtë
Më mbush zemrën me dritë e bekim.

Bukuria jote vret hijet e errësirës
Që mbyllur më mbajnë në kullën e trishtimit
Çdo lëvizje e trupit tënd kuptim i jep dëshirës
Në ferrin e tij djeg djallin e pendimit…

Bukuria jote kalon si shkrepëtimë në qiell
Ndez yjet, hënën, ringjall gjithësinë
Mbi parvaz më shfaqet si i praruari diell
Më jep udhën e dritës, pafundësinë…

Bukuria jote më pushton në heshtje
Brenda syve pluskon si nje varkë
Është ëndje e pafundme shqisash, dehje
Flatrat e shpirtit më djeg natë për natë…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com