Dua – Arjana Fetahu Gaba
DUA
Sa qesharake është kur më sheh në sy,
Me një buzëqeshje që të tradhëton,
Në të njejtën kohe unë të kuptoj,
Dhe ti kujton se më mashtron.
Po aq teatrale kur unë vazhdoj,
Të luaj me ty të njejtën lojë,
Më e çuditëshmja është se ti mor mik,
S’po kupton se dhe unë po aktroj.
Sot vështirë dikush të buzëqesh,
Të hapi krahët sikur një shok,
Ndaj luajmë gjithë ditën gënjeshtrash,
Ti behesh miu dhe unë maçok.
Kur të kuptojmë që ka veç një jetë,
Dhe zemrën të ruajmë të shenjtë,
Atëherë do të prishet mallkimi,
Se boll po paguajmë kaq shtrenjtë.
Unë dua të qëndroj e mirë,
Gjithmonë ajo e vërteta të jem,
Dua në pasqyrën time të shoh,
Fytyrën time që vlen.
Arjana Fetahu,
New Jersey, March 14, 2019.