Eja plagën ma shëro – Nijazi Kastrati
EJA PLAGËN MA SHËRO
Gurin në shpirt ma vure
Diten që ike nga unë,
Këtë peshë të rëndë e mbaj me vite
Nga eci e shkoj gjithkund.
Eja, eja dhimbjen më shëro!
Ma heq këtë gur nga zemra,
Eja të lutem e mos vono
Se një zjarr më djeg nga mbrenda.
E di që je larg meje
Dhe që nuk këthehesh më kurrë,
Së paku eja në ëndërr të lutem
Të ndjehem i lumtur si dikur!
Më mjafton vetëm një ëndërr
Me shpresë se do më shërohet kjo plagë,
Eja vetëm nje herë, të lutem eja
Të më shërohet zemra, qoftë edhe për një natë!
Ajo natë do dëshiroja të jetë e gjatë
Natë e ngrohtë, ndriçuar me rreze hëne,
Në atë natë të qetë në breg-lum unë dhe ti
Ngadalë e me zë të ulët duke ia thënë një kënge.
Këngë për një dashuri të perënduar
Si hëna me rreze kur mëshifet pas mali.
Për dashurinë e kahershme të humbur
E zemrën për jetë që e dogji malli!
22.04.2020