Mendoj e shkruaj – Driton Smakaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mendoj E Shkruaj
Një fjali të re po e shtoj
Tek një kapitull i vjetër
Me shkronja Kala ndërtoj
Ushtarë Perandorie në letër.
Mos u fsheh të lutëm shumë
Mbas atyre pikave çuditëse
Si të të gjej e di mirë unë
Në dëftoren pëshpëritëse.
Mos më dil ti në kryefjalë
Se kallxuesi punon për mua
Nuk fshihesh dot në një fjalë
Pikëpyetjen ta kam shënjua.
Nuk mbahesh jo në dy pika
As në atë presjen bishtgjatë
Mes atyre kllapave ty të prita
Të mbylla aty për ditë e natë.
Prill 2016
D. Smakaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com