Milingona dhe kriçi – Ildije Xhemali
Një kërriç për herë të parë
Vetëm doli të haj bar
Veshët pa atë mëngjes
Të mëdhenj, mbi të tjerë
“S’jam i vogël, po i rritur
Boll nëna m’ka stërvitur”
Tinëz iku pa u marr vesh
Kaloi gardhin, ra në shesh
Të pyeste s’e la hunda
Hec e hec tek e fundja
Milingonën e ndaloi
Me dëshir’ ajo qëndroi
“A s’më thua ku ka bar
Kam uri, erdha nga larg”
-Tek kthesa nga erdha unë
Bar kishte ,mbuluar gjunë
S’u thellua krriçi fare
U sul,asgjë s’e ndalte
Shqeu sytë të gjej barin
Tek mikesha mbajti vrapin
“Po më mat me sojin tënd
Kërko bar e nuk lash vënd”
-S’të kam faj, mor i uruar
Gjuri im s’është gjuri juaj?!
Titulli : MILINGONA dhe kriçi
Përmbledhje “Lule mbi thinja “