Stinë në karantinë – Rudina Muharremi Beja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
STINË NË KARANTINË
Dëbora shkrin,
përrenj, lumej fryhen,
Shungëllimës së llumtë,
silueta thyhen.
Pemë në blerim
teston një suferinë,
lule që fort mbahen,
lule në greminë…
Shpëtoi qengji kurbanit,
tek-tuk delet u nxinë…
Më shumë nxihet delja,
Bari vetmon n’lëndinë.
Dhentë e bardha tej,
të gjitha në vijë,
tastierave ulërasin, luanë e barinj
Në udhë, njerëzit,
me tjetër fytyrë,
Instinkte të trazuara e me sy të fryrë… .
21/04/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com