August 28, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Udha e dalldisë

(Shqipërisë)

Gufoi e s’pëlciti zemra ndër vite
kapur n’eter drejt një beteje…

U nisa në tokën mëmë
të zbraz kujtime kur rigon shi
të gërvishti qiellin me thonjë të lodhur
t’rikthej të njomën miqësi.

Mora hov ta thyej hënën hënuar
mos t’na mësyshon ndonjë njeri,
para se të prehem në tokën e bekuar
që dikur s’e prekja me sy.

Tingujt hyjnor dalë nga zemra
sikur më bënë një varr nën bli,
vesha këmishën endur në vegjë
s’doja të vdes akoma për ty.

Të prita natën në guvë të errët
ku puthen rrugët n’tunel të ri
ah, ti më erdhe me shumë dalldi.

Në ankth të prekjes u fute si rrufe
dantellat e bardha mbetën n’gishtërinj.

Shumëçka u ndrydh nëpër një jetë,
ç’më ishe tretur aty nën sy.

Puntorie Muça Ziba

Shqipëri, 21 prill 2017

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com