Perëndim mbi lisharës – Izota Rexho Haruni
Perëndim mbi lisharës
*@izoreha*
Ulur mbi lisharës jetoj perëndimin.
Dielli i lodhur kur shkon të flejë,
Hënën të më ulet pranë e pres e
miliona yje rrethë saj të shkëlqejnë.
Ulur mbi lisharës lidhur rrapit shekullor,
perëndimin e ndjej.
Perëndim deshirash si nje pasqyre e thyer,
Në njëmij copa ndarë,ashtu si shpirti im i vrare…
Kërkoj….
Kërkoj mes copëzash pjesën ku dukesha e bukur,
Ku drita e syrit ishte drita e shpirtit,
Ku dhimbja shndërrohej në vals lumturie,
Ku për të prekur ty bëhesha flutur
Atë pjesëz kërkoj ku nata nuk bie.
A do ta gjej atë copëz
Që më pasqyronte nga brënda,
Me xhvishte nga ndrojtja e nga turpi,
Atu ku lindëte buzëqeshja e fortë rrihte zëmra,
Ajo që dinte të më tregonte të lumtur,
Me ndriçimin marrë nga Hëna
Copëzën ku nga Ai shihesha e dashuruar,
Atë copëz që nuk do më kishte gënjyer,
Atë copëz kushedi ku humbur?!
Ulur mbi lisharës,me zinxhirët e ndryshkur
I grindem heshtjesh,
Mbyll sytë e prek diellperëndimin,
Përkëdheljet e tij kur ëmbëlsisht detëputhet,e përkundet e arta ngjyrë e dallgëveshjes.
Dëshira me merr tju bashkohem dallgëve,
Abiseve të panojhur të lëshohem…
Me Sirenat e bukura të qaj e ndaj hallet.
Me zërin e tyre t’i këndoj shpreses së humbur, lehtësuar brengat zëmrës.
Ulur mbi lisharës mbys trishtimin,
Dehur me fundëperëndimin e lagur nga lotët e ëndrrës.
Izota Rexho Haruni
2. 02. 2016.