August 10, 2024

Po na e humbin emrin – Gezim Deda

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Po na e humbin emrin

Vuajtjet e zhgënjimet
S’më lanë njëherë të qetë
Sa herë shkel në tokën time
Përmbytem në lotin e shkretë

Rrugicat i marr me radhë
Gjurmët ku i lamë
Kërkoj e s’i gjej dot
Shkoj e vij vërdallë
Kë të pyes sot?

Më shumë ardhacakë
Në vendin tim refugjatë
I pyes në shqip
Ma kthejnë arabisht

Jetim në vendin tim
Tirana krejt ndryshim
Rrugë emrandërruar
Adresa pa adresë
Një nënë të moshuar
E pyes e ajo dënes
Nga gjithë ai qytet
Ka mbetur veç ky shesh

Më thotë e dëshpëruar
Bir më paç uratën
Mos e lini tokën
Që iu bëri kokën

Se një ditë ne do vdesim
Vatrat shkret do mbesin
As gurët e varrit S’do të na i gjeni

Nëna më përloti

Që nga monumenti
Më tha Kastrioti
Jo nuk lihet vendi

Në gjunjë i bie
Sot heroit tim,
Me fjalë Shqipërie
I bëj një betim

Këtë mëmëdhe
Kurrë s’do ta le.

I lutem Skënderbeut
Çohu nga ky varr
T’ia ngremë lart atdheut
Emrin shqiptar

T’i mposhtim të ligjtë
Nga Tokë e bekuar
T’i zbrapsim armiqtë
Që na kanë rënduar

T’i ringremë prapë
Emrat e ndërruar
Ta ndezim në gjak
Zjarrin e pashuar

Themelet me gurë
T’i lartojmë mur
Çdo fëmijë e burrë
Të mbajë një flamur

Shqip të kuvendojmë
Shqip t’i kemi emrat
Dhe me gjakun tonë
Plot t’i mbushim zemrat

Çohu o Gjergj ku je
Çohu nga ky varr
Ta ngjallim në atdhe
Emrin shqiptar

Se pa Shqipërinë
S’e kemi dot lirinë!

Na ka lindur veç një nanë
Shqiptar jemi të tanë

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com