Shkrova sot disa vargje – Natasha Ilia
Shkrova sot disa vargje
Edhe pse nuk janë të bukur
Mangësi kanë në rimë
Në to vendosa një flutur
Dallgën e detit shushurimë
Vura nota pentagrami
Do re mi fa sol la si
Gjuhë zogu cicerimë
Të krijojnë një melodi
Vura në varg valën e detit
Pulë bardhën fluturim
Në një shteg në një rrugë
Vura firmë e emrin im
Mblodha lule bëra kurorë
Të zbukuroj vajza të bukura
Lule aromë mbi flokë
Dhe në to zemrën unë vura….
Pastaj mora lule bjeshke
Ia fala një faqe pjeshke
Trendelinë e borzilok
Me vargjet mbusha një shportë
Po ku mbante shporta vargjet
Ato i ngjajnë lule borës
Mbrujten si mielli në magje
Morën formën e aortës
Poezia mori dhenë
Vargjet vallzuan me rimë
Në shkronja s,vë më çelës
Poezi nuk bëj për emër….
Ska ç më duhet emri mua
Poezi shkruaj për vete
Po qej se vargjet mi duan
Le të marrin udhë e dete
Si anije që lundron
Shpirti im le të udhëtojë
Vargu në gjak zë pulson
Zemra rreh shkronjat këndojnë.
Le ta rahë erë e shqotë..
Si gjaku zemrën pulson…
Natasha ILia….7Dhjetor 2018….Ora12:30