August 7, 2024

Tek sytë e mi – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***TEK SYTË E MI***
Reze dritë sjell çdo ditë..!!
Tu shohesh në një foto,
syri çlodhet
shpirti ndjen kenaqesi ..
T’ju lexosh, me sytë e zemrës
kur sillni vargje, mes ndjenjës
me nota tinguj melodi
zëri i ëmbël, dalë prej shpirti
është më tepër se mrekulli..!!
Vështrimin hedh e buzeqeshur
çdo dite e ne vazhdim
Kjo tregon se realitetin
jini duke e jetuar..
Jetën e merrni ashtu si ju vjen
duke ju përshtatur, rrethanave
ndjeheni vetvetja, përcjell mirësi.
Eh, si ditët pranverore
vijnë vargjet e lira, tek një miqësi
Me polenin e luleve, ngarkuar
Respektin. Mirësinë të dhurojnë
Të dua si Pranvera e lulëzuar
nuk harroj tu them
eshte privilegj, mike tu kem
në sofrën miqesi e poezi ..!!
Moj bukuroshe, trime hyjnesh’
balli te ndrin, si reze ylberi
flokët ti përkëdhel era
qeshin syte, jeshil apo të zi..
Reflektojne, cfare mban shpirti
Respektin vërtet gëzon
kur miku nuk të harron
këtij mëngjesi,vargje përçon..
Zëri yt i ëmbël vjen,
si valëzat e detit prehen në breg
nga gjumi i ëndrave të zgjon
Dhe pse i lagur me shi
pikat trokasin në xham
si notat dalin,
nga pianoja e vjetër
sjellin mall e nostalgji,
për vitet që kanë ikur
lënë gjurmë,
a të kujtohet e gjë tjetër..!?
Një urim dalë zemre, dërgon
bregut matanë, vjen qëndron..
Fjala e mirë, gatuar shpirtit
bëhet urë kalimi, për një miqësi..
Mirënjohje o mikja, ime
të adhuroj, pa kufi
O lule zemër, ngelesh një emer
sjell lumturi, e nderuara femër
Gonxhe e sapo çelur
kësaj pranvere të brishtë
ne kopeshtin plot ngjyra
Miqesi pa kufi..
Kjo ngelesh çdo ditë
Tek sytë e mi…!!

Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
April 21st, 2019..
Të drejtat e autorit rezeevuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com