August 3, 2024

Bëhu zambaku im – Arjana Fetahu Gaba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BËHU ZAMBAKU IM !

Bëhu zambaku im,
Të mbushem me ëndrrën time,
Me atë ëndërr,
Që ndoshta kish lindur me mua.
Curilat e vesës mbi buzët e tua,
I dua,
Të freskoj ato sy malli,
Që shuar janë,
Nga djegia e pritjes,
Nga diegia,
Që shpon në kraharorin tim.
Unë valëzuar kam ndjenjen,
Dhe si ninullë,
Lulet e mollës,
Më zbukurojnë fytyrën,
Japin një hov pranveror,
Në këtë Prill fluturash,
Që ngroh rrugen e dashurisë,
Për të ardhur ti.
Bëhu zambaku im.
Unë do të jem pupa,
E kthyer në flutur,
Dehur në pjalmin tënd,
Si një ëngjël në qiellin e vet.
Bëhu zambaku im.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, April 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com