Mbret qielli mes yjesh – Zymer Mehani
Mbret qielli mes yjesh
(Dëshmorit të kombit, SANDOKANIT)
Viseve të atdheut, mbi male dhe bjeshkë
E ke shtrirë tëndin shtat, porsi Gjergj Elez Alia vetë
E me guxim të madh e ke groposur atë natë skëterrë
E tash porsi rreze e artë, na ka mbirë liria.
Mbi dy krerët e shqiponjes ka shpërndarë shkëlqimin
Që përherë e lirë ta vazhdojë në qiell t’atdheut tonë fluturimin.
Komandant Abedin REXHA, prore madhështor je.
Po shkëlqen mes yjesh, me kokë lart në qiell.
Portretin tënd e kujtoj si në vegim, o Vigan.
Vërtet je Mret Qielli mes Yjesh, SANDOKAN.
O vëlla dhe trim lirie, që kur të njoha Ty,
Më janë vargjet më të forta t’ simes poezi.
Edhe moti m’i ka ditët më të ngrohta, më të mira
Dhe lumenjtë m’i kanë ato ujëra, krejt të dëlira
Qëkur të njoha ty, SANDOKAN, prore t’mbaj ndërmënd
Dhe biblbilat s’pushojnë kurrë, këndojnë me zërin tënd
Edhe erërat n’atdheun tonë, përshpërisin tëndin emër
Dhe Lulëkuqet e Kosovës sonë, të mbajnë mu në zemër
E ti o trim lirie, me flakë dhe barot loze ndër duar
Sepse njëherë porsi burrë, në flamur ishe betuar
Dhe eshtrat i shkrumove për Kullën Qëndrestare
E sytë e tu të gastartë i mbylle për tokën shqiptare.
TI O TRIM LIRIE, me tëndin gjak e freskove truallin amtar
Se SHQIPTAR t’lindën prindërit dhe t’rritën SHQIPTAR
Ti n’Ballë të Atdheut s’deshe që t’ lozin kuaj të harbuar
Me atë trokun pushtues dhe me hingëllimë të trishtuar
Gjithmonë, ti o trim, shtëpi pate shkëmbin, shpatin, malin
E pushkën- jetë e dashuri, porsi vajzën dhe djalin
Fushën e paanë të Kosovës Kreshnike e pate sofër me ushqim,
E gurrën e Drinave Binjakë e pate këngë dhe bekim, o trim.
Po, po, pushkën prore e pate lodër magjike me zemër e shpirt
Dhe shok shumë të ngushtë në çaste vetmie, prore atë e pate.
Frymë të përhershme jete, seç e kishe për atdheun Dashurinë
E bjeshkë, male e fusha- rrugë të gjata bredhjesh për lirinë.
LAVDI, SANDOKAN- VËLLAI DHE HEROI YNË!