August 6, 2024

Oh, sa të dua – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***OH, SA TË DUA ***
I shtrenjti djalë..!!
Vjen ky urim, me rezet e diellit
nga gjumi i ëndrave të zgjon
Kur dita është duke zbardhur
nata me vellon e saj, të murme
ikën nxituar, sikur dikush e largon ..

Hëna lozonjare shtrin krahët
horizontit të kaltër, perëndon
mendja tek sytë e tu, më shkon..
Mirësia erdhur nga ty
ka për të ngelur, ditëve një vegim
kur hyn atje në zemër
dërguar së largu, nga një shpirt
frymon aq lehtë, pa u ndjerë,
nga e shtrenjta femër,
si notat e një fizarmonike..

Vjen si ujë burimi të freskon
lag buzën e përtharë
nga kjo natë e gjatë, në ditë vere
shpirti nga një afsh gulçon..
Bëhet oksigjen për shpirtin
këtij mëngjesi, flladitur
kush e lexon, me sytë e zemrës
në udhën jetë nuk gabon..

Ah, si më bën o femër
dhe pse larg të ndjej
Dua të përjetoj, çaste magji
sjellur vetëm nga një zemër
Rruan nuancat e një femre
jo vetëm e bukur, plot sharm
Por je zonjë e nderuar e mënçur
kur zgjuarësia,brenda teje
ka zënë vënd..

Mrekullia ngelesh ti
kur di të dhurosh, dashuri
Me flladin e pranverës
hyre në timen zemër..
A ka urim më të mirë
për ne të dy..!?
Kur e thua me një fjalë
Sa shumë të dua
O i shtrenjti djalë..!!

Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
April 5th, 2019..
Të drejtar e autorit rezervuar…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com