August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Hasan Qyqalla

ATROZË …

-qytetit,djep i Alfabetit-

Në Manastir …
E pashë djepin e drunjtë
E shkronjat në Plis
…Flamurin palë-palë
Për sh’ndet shqip
E shqip s’folën një fjalë…

Në Manastir …
Në Kalan e ALFABETIT
Ku fshihen engjëjt
Ku vallëzojnë shkronjat
…në pikë-dite tesha veç vampirë

Në Manastir …
Pagëzuam Iliridën
Nun mësues Dhaskali
Patër Fishtën
Herioglife… Ilirishten!

Në Manastir …
Zgërdhihen djajtë
Lozin mbi varre
Ditën maska-renjë
Natën vënë zjarre

Në Manastir …
Alfabeti pa frymë në Kullë
Ngulfatë n’rrjet marimange
Myket n’sirtarë
S’flet shqip kurrë!
As për gëzim e as për vajë!

Ah Manastir, o Manastir
Pa këmbana,… shurdhmemecë
Pa dufin Ilirik
E ashtin të bren
Atroza – çirilik!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com