August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Baladë për nënën

Nuk desha të dëgjojë sonte baladën e Nënes
sikur u hatrova, kur qaje mallshëm me pa zë
as kjo natë e zymtë nuk nxjerrë portretin hanës
as prehërin tënd o Nënë, që me lot e kam la…!

Po pse shqetëson shpirtin e mërgimtarit moj mike
e din se kurrë nuk u çmalla me vatrën
…dhe prapë të dëgjoj! Pastaj ngrihem në vegime
e prapa më përcjellë, balada për nënën.

Po ç’ tu deshtë orkestrimi n’ pentagram shpirti
a nuk mjaftuan lotët derdhur për nota…
nën çati refugjatësh, netët i zbardhë zhgënjimi
pastaj, ca ampula për shpirtin e ndarë copa…!

Jam hidhëruar me ty mike, sikur me Zotin që besoja
por, prapë të dëgjoj e prehem me ate zë…
harroj stinët dhe moshën, e dashur mbesë Lorana
kjo botë e trishtë qenka si “tri gota në livadhë”*!
Hasan Qyqalla

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com