Ç’vlera do të lesh tek të tjerë..!? – Floriri Z Petra
Ç’ VLERA DO LESH
TEK TË TJERË..
*******************
O zemër e dashur
ku më paske vajtur
Sot ditë e mvrenjtur
jashtë fryn erë
po bie shi,
nuk shikon njerëz
jeni në shtet rrethim..
Nuk të lenë të dalësh
as ditë e netë
të ecësh me nxitim
se ke hall apo emergency..
Kij kujdes, mos u largo
brenda shtëpisë qëndro
Do kalojë ky Corona virus
na kalli frikë e tmer
sikur jemi futur në pus,
kur jetë njerzish po merr..
Nuk të pyet je i plakur
fëmijë apo djalë i ri..
S’ njeh moshë, të bëjë kompromis…
Kur vjen të rrëmben
je i pasur apo fukara
dhe po të jesh politikan
të merr me vehte
me hatër nuk të mban..
Ajde jetë me mistere
kush i solli këto habere
Për tu ngujuar në karantinë
shumë njerëz si spital
po e kthejnë shtëpinë…
Nuk i dihet si luftohet
as kur mund të largohet..!?
Por rruaje vehten o njeri
qëndro mbyllur në shtëpi
ha një copë bukë bjer e fli..
Me këtë jetë, nuk biet në ujdi
se panden kur të sjell fatkeqësi..
Ky Covid 19, erdhur si kuçedër
kërkon të na shpjerë,
të gjithëve në botën tjetër
pa e gëzuar mirë këtë jetë…
Sa shpejt na iku rinia
si ujrat zbritur maleve
erdhur formojnë lumenj
rrëmbyshëm derdhen në det…
Bëni durim o njerëz të mirë
çfat të kemi, nuk bëhet kalla
me viruset që vijnë, kush i lëshon..!?
Të gjithë sdo ti marrë, njëherë
nuk është uragan, ca do ti lerë
të jetojnë në kamje, si në parajsë..!!
Kanë thënë të moçmit tanë
në çdo situatë shpëton,
Kush diti e vërtiti një timon
e sjell muabetin vërdallë
S’ke çe do mallin dhe paranë
po nuk e përdore në kohë
të ndihmosh njerzit në nevojë
hallexhinjtë dhe fukaranë
Vjen një ditë jeta ti rrëmben
do ikësh shpejt, pa u parë
Ç’vlera do të lesh tek të tjerë..!?
Floriri Z Petra
April 23rd, 2020..USA
Të drejtat e autorit rezervuar