Kush do ta hapte atë portë?! – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUSH DO TA HAPTE PORTËN?!
Kur ikët ju emigrantë,
Për në dhe të huaj,
Portën e shtëpisë e latë hapur,
Mirë bëtë, që e latë portën e shtëpisë pa çelës!
Se, sado që të zgjaste emigrimi nëpër botë,
Kur të ktheheshit ndonjëherë,
Po të ishte e mbyllur shtëpia,
Kush do ta hapte atë portë?!
( Nga Libri „Një letër kujtim“ )
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com