Më vonë kuptova – Arjana Fetahu Gaba
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MË VONË KUPTOVA
Qiejt e vrenjtur të shpirtit tim,
Lotët në zemër m’i kthyen në gri,
Ti hijen le, në ditet e mia,
Një eklips i përhershëm,
Brënda syve të mi.
T’thepisur gurë e shkëmbinj
Asnjë rrugë s’më sjell për tek ti,
Furtuna më dalin përpara,
Po diell jo, kurrsesi.
Të gjitha orët ti mblidhja,
Që ti veç ta dije,
Sa shumë të kam pritur, më kot,
Qerpikët qëndisën të heshtur,
Mallin ngarkuar me lot.
E grisa ditarin, e shkruar me shpirt,
Vendosa t’mos hidhja asgjë më në letër,
Më vonë kuptova sa i shternjtë mbete ti,
Një pikë në zemër, ndonëse e vjetër.
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, April 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com